TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Shkodër për të marrë pjesë në homazhet dhe vendosjen e kurorave pranë Memorialit “2 Prill 1991”.
Sali Berisha: Ne nderojmë sot veprën e pavdekshme të martirëve të demokracisë që do jetojnë për jetë të jetëve në lirinë dhe votën e lirë të shqiptarëve.
Sot pas 31 vitesh të martirizimit të tyre, vota e lirë është tërësisht e konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve, nga tregu kriminal i blerjes dhe shitjes së votës, nga bandat e qeverisë.
Martirët e 2 prillit sot më shumë se kurrë kanë një apel për të rinjtë shqiptarë, të vijojnë betejën e tyre për votën e lirë. Sot shqiptarët nuk përballen me një diktaturë staliniste por me një qeveri e cila sic faktohet cdo ditë përbën një organizatë të vërtetë kriminale.
Një qeveri e cila njëlloj si cdo organizate tjetër kriminale vjedh e plackit qytetarët, votë, liritë, pasuritë e tyre.
Kjo përbën një kushtrim një apel për çdo demokrat e demokrate, për cdo qytetar të bashkojmë forcat për të çliruar Shqipërinë te frymëzuar nga Shkodra, nga kjo klikë që nuk ka asgjë të përbashkët me idealet e lirisë për të cilat u sakrifikuan martirët e Shkodrës.
Ndaj le të zotohemi ne para kujtimit, veprës së Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës, se do bëjmë gjithcka, se jemi të gatshëm për çdo sakrificë të rikthejmë votën e lirë shqiptarëve, për të cilën këta të rinj flijuan jetën dhe rininë e tyre