AKTUALITET, 2 Prill 2022, 10:33

Shkodër/ Berisha merr pjesë në homazhet pranë Memorialit të “2 Prillit 1991” i shoqëruar nga kryebashkiaku Spahia

Shkodër/ Berisha merr pjesë në homazhet pranë Memorialit
Sali Berisha gjatë homazheve në Shkodër

Si sot 27 vite më parë, më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën që njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ngjarja që shënoi një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend.

Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë dhe vrau 4 të rinj.

Ish-kryeministri Sali Berisha merr pjesë sot në homazhet dhe vendosjen e kurorave pranë Memorialit “2 Prill 1991” në Shkodër.

Gjatë një proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti, u vranë katër djem dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Shkodra humbi katër bijtë e saj, idealistë e plot shpresë për Shqipërinë ku po pritej të vinte demokracia. Tragjedia e tyre nuk u zbardh kurrë.

Dëshmorët e 2 prillit
Arben Broci
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër

Bujar Bishanaku

 

Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër

Nazmi Kryeziu
Mosha: 22 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër

Besnik Ceka
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Student
Vrarë: 2 prill 1991
Vendi: Shkodër