TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhjetëra punëtorë të portit të Shëngjinit u hodhën në protestë këtë të mërkurë. Vonesat e pagave dhe përjashtimi nga shpërblimi në kuadër të paketës antiinflacion të qeverisë, ishin dy nga arsyet e mëdha.
Punëtorët e portit denoncojnë edhe faktin e punësimeve fiktive në këtë institucion, çka sipas tyre po e çojnë drejt falimentit.
Nga ana tjetër, drejtori i portit Sandër Marashi pranon faktin se ky institucion ka probleme financiare, duke theksuar se ata janë shoqëri aksionere dhe nuk përfitojnë shpërblim nga buxheti i shtetit.