TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë Spitalit Rajonal të Vlorës.
Mësohet se një mjet me ngjyrë jeshile që po lëvizte me shpejtësi të lartë ka aksidentuar një shtetas që po kalonte rrugën në këmbë.
Pas aksidentit autori ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes, ndërsa i aksidentuari është transportuar me urgjencë në spital.
Policia ndërkohë po vijon me ekspertizën dhe do të marrë në shqyrtim kamerat e siguresë për të identifikuar mjetin dhe drejtuesin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:40, në rrugën “Ali Demi”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.