TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata Penale e Tiranës vendosi të ekstradojë në Amerikë trafikantin e drogërave dhe ilaçeve, Nitin Mishra. 31-vjecari nga India i cili gjatë komunikimeve të vazhdueshme i bindur se po fliste me një trafikant dhe pa e ditur ndërkohë se po komunikonte me një agjent të infiltruar të DEA-s, caktoi Shqipërinë si vendin prej nga ku do të bihej dakord për dërgesa droge drejt SHBA.
Takimi u vendos që të kryhej në tetor. Mishra udhëtoi drejt Tiranës, ku ndërkohë po e prisnin prangat gjatë një operacioni amerikano-shqiptar. Për 31-vjeçarin e njohur ndryshe edhe me emrin e dytë si Ricky Sequerra, DEA ndau me drejtësinë shqiptare informacione, ndër to edhe shenja dalluese e trafikantit, një tatuazh në kraharor ku shkruhej ‘TAHVT’.
I riu dyshohet e nisi trafikun prej nëntorit 2019. Ai operonte nga qyteza e lindjes në Indi e duke menaxhuar disa shpërndarës në SHBA. Media vendase e konsideron Mishrën një biznesmen.
Gjatë operacionit në SHBA iu bllokuan gati 30 mijë tableta me zolpidemi, lorazepam, tapentadol e të tjera. Prokurori tha në gjykatën e Tiranës se i dyshuari kreu telefonata video-call me agjentin duke i kërkuar që hetuesi të investojë 70 mijë dollarë për trafikun e radhës dhe vendi ku do të kryheshin negociatat u la kryeqyteti shqiptar.