AKTUALITET, 11 Janar 2023, 14:28

Gërdeci/ SPAK thërret kallëzuesit e Fatmir Mediut

Gërdeci/ SPAK thërret kallëzuesit e Fatmir Mediut

Kanë mbërritur në SPAK kallëzuesit e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Zamira dhe Feruzan Durda. Burrë e grua humbën djalin 7 vjeçar nga shpërthimi i Gërdecit. Gazetari Ermal Vija raporton se ata u paraqitën në strukturën e posaçme në shoqërinë e avokatit Dorian Matlija.

SPAK e akuzon ish ministrin e mbrojtjes për shpërdorim detyre lidhur me tragjedinë e rëndë që iu mori jetën disa personave ndërsa vetë ai është shprehur se nuk ka asnjë provë të re. Siç u shpreh ai dje në një deklaratë që dha për mediat, akuzat janë të njëjta me ato të vitit 2009.

“Më është prezantuar e njëjta akuzë. Ajo e 2009, akuzë e motivuar politikisht pa asnjë provë shtesë. Shpërdorimi i detyrës.

Kam kërkuar që të pyetem që në fillim. Nuk jam pyetur për aktin e firmos ka 15 vjet. Motivimi politik është në akuzën e bërë. Nuk është urdhri i ministrit që ka bërë problem.

Çdo letër që unë kam nxjerr ka qenë me referenca ushtarake dhe civile. Ajo që mu paraqit është fashikulli i dosjes së prokurorisë së Përgjithshme. Qëndrimi im është se jam i pafajshëm. Nuk e pranoj akuzën. Është sipas marrëveshjeve me Pentagonin me praktikat e demontimit me analizë ndërkombëtare” tha Mediu.