TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo, ka pranuar propozimin për të marrë detyrën e nënkryetares së Bashkisë Sarandë.
Në një deklaratë publike, Nikollo u shpreh se rrugëtimi i saj politik ka qenë i lidhur me Partinë Demokratike për rreth 15 vite, duke theksuar rëndësinë e opozitës si pjesë e funksionimit demokratik.
“Ndihëm sot e zhgënjyer dhe e trishtuar nga mënyra se si funksionon partia, por ndjej detyrimin t’u drejtohem demokratëve që më kanë mbështetur ndër vite. Ajo që jam sot, jam falë tyre,” tha Nikollo.
Sipas saj, mosmarrëveshjet nisën gjatë procesit të primareve në qarkun e Vlorës, ku pas dorëheqjes nga posti i kryetares së degës, ajo pretendon se rezultati u ndikua nga faktorë të jashtëm.
“Pas këtij procesi, u përjashtova nga komunikimet e brendshme të degës dhe nuk u njoftova për mbledhje apo aktivitete. Kjo më bëri të ndihesha e fyer moralisht,” shtoi ajo.
Nikollo theksoi se vendimi për t’u bashkuar me administratën vendore nuk është i motivuar politikisht.
“Vendimi im për t’u bërë pjesë e Bashkisë Sarandë është një lëvizje njerëzore, jo politike. Dua të jap kontributin tim në shërbim të interesit publik,” u shpreh ajo.