AKTUALITET, 28 Nëntor 2023, 12:02

Vlorë, përfshihet nga flakët një servis makinash dhe një banesë pranë sheshit të Flamurit

Vlorë, përfshihet nga flakët një servis makinash dhe

Një zjarr i madh ka përfshirë një servis makinash paraditen e kësaj të marte në Vlorë.

Zjarri ka rënë në afërsi të Sheshit të Flamurit, vend ku po zhvillohet festime sot në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa mësohet se dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Për shkak të përmasave të mëdha, nga flakët është përfshirë dhe një banesë.

Fatmirësisht, nuk ka qytetarë të lënduar nga zjarri, por vetëm dëme materiale.