AKTUALITET, 28 Nëntor 2023, 08:44

111 vjetori i Pavarësisë, Igli Hasani: Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën!

111 vjetori i Pavarësisë, Igli Hasani: Urime të

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani u ka uruar shqiptarëve në mbarë botën 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ministri Hasani shprehet se modeli i bashkëjetesës dhe tolerancës në vendin tonë janë urim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë.

Ai thekson se këto vlera e kanë bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën!

Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme.

Këto vlera janë dhe themeli i punës dhe angazhimit tonë të palëkundur si faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon, duke e bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare. Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë!