AKTUALITET, 28 Nëntor 2023, 11:05

Albin Kurti mesazh nga Vlora me rastin e pavarësisë së Shqipërisë: Gëzuar të gjithëve 28 nëntorin!

Albin Kurti mesazh nga Vlora me rastin e pavarësisë së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një mesazh nga Vlora, me rastin e Ditës së Flamurit. Albin Kurti në një prononcim shkurt për mediat tha se kjo është dita e bashkimit.

“Gëzuar të gjithëve 28 nëntorin, festën e bashkimit! Flamuri, pavarësia, bashkimi dhe liria”, tha Albin Kurti shkurt për mediat.

Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të flasë për mediat.

Kujtojmë që Dita e Flamurit sot ka bërë bashkë, Albin Kurtin dhe Edi Ramën, ndërsa të pranishëm ishin edhe Presidenti, Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.