AKTUALITET, 28 Nëntor 2023, 11:56

VIDEO/ Tentuan të kalonin lumin me automjet, ngecën në mes të ujit, rrezikohet jeta e katër banorëve në Kolonjë

VIDEO/ Tentuan të kalonin lumin me automjet, ngecën në mes

Mund të kishte përfunduar në tragjedi. Katër banorë kanë rrezikuar jetën e tyre ditën e sotme në ujërat e lumit të Prodan, pasi tentuan të kalojnë mes përmes ujit me automjetin e tyre për të dalë në anën tjetër të fshatit.

Makina me të cilin udhëtonin ka mbetur në mes të lumit duke rrezikuar jetën e tyre, të cilëve u erdhën në ndihmë forcat zjarrfikëse.

Banorët e kanë ngritur disa herë zërin për të riparuar urën lidhëse midis dy fshatrave.