TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dita e enjte do të jetë me temperatura të larta.
Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar, vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor por nuk priten reshje.
Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojnë motin duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës 12°C, Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Elbasanit 34°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë 2 ballë.