TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për pedagogun Ervis Iljazaj, vizita e Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken dhe agjenda e takimeve ishte me theks gjeopolitik. Iljazaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Blinken erdhi në Shqipëri për të falenderuar për pritjen e afganëve, reformën në drejtësi dhe bazën ajrore në Kuçovë, pra për interesat amerikane.
“Ky është takim gjeopolitik. Nuk është se dha ndonjë mesazh, por këto janë edhe fjalime kortezie. Në llogarinë X ai falenderoi për pritjen e afganëve, reformën në drejtësi dhe bazën ajrore në Kuçovë, pra për interesat amerikane. Blinken po jepte nga Shqipëria mesazhin për Ballkanin.
Kanë ardhur për interesat e tyre këtu. Nuk erdhi për të thënë se si funksionon demokracia, pavarësisht atyre fjalëve që tha për Ramën që janë protokollare. Në vitet e fundit Edi Rama ka bërë disa interesa për amerikanët si baza e Kuçovës, rezoluta në OKB.
Edhe kur erdhi presidenti Bush, edhe sekretarja Hillari Klinton, thanë të njëjtën gjë dhe ja sot ku e ke Berishën.
Vizita e Blinkenit është gjeopolitike dhe s’ka parime, por interesa. Çështja është, a janë këto interesa të Shqipërisë?
Situata në Ballkan nuk është festive dhe thuhet se këtu do të vijnë pilotë të Ukrainës të stërviten”-tha Iljazaj.