TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aksident në Pogradec. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në afërsi të fshatit Bratomirë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet M. Sh., duke drejtuar një automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët në automjet, shtetasit me inicialet S. M., dhe E. Gj., të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.