AKTUALITET, 15 Shkurt 2024, 19:40

“Shqipëria, lider në Ballkanin Perëndimor”/ Blinken pas takimit me Begajn: I shpreha vlerësimin për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe pritjen e afganëve

“Shqipëria, lider në Ballkanin Perëndimor”/ Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua pasditen e sotme me presidentin e Republikës Bajram Begaj.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Blinken shkruan se Shqipëria është lider në Ballkanin Perëndimor dhe se presidentit i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe pritjen e afganëve.

Postimi:

Shqipëria është lider në Ballkanin Perëndimor, një aleat i NATO-s dhe një partner i fortë. Sot në takimin tim me Presidentin Bajram Begaj  shpreha vlerësimin tonë për mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe për pritjen e aleatëve tanë afganë.