AKTUALITET, 15 Shkurt 2024, 17:45

Batuta e Ramës në konferencën me Blinken: Ne darkën e kishim gati, por ju zgjodhët ushqimin jo të shijshëm gjerman

Batuta e Ramës në konferencën me Blinken: Ne darkën e kishim

Kryeministri Edi Rama shprehu vlerësimin për ardhjen e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, që vizitoi Tiranën në një periudhë të vështirë. Që në nisje të fjalës së tij, Rama nuk i kurseu batutat, ndërsa ‘ngacmoi’ Blinken për faktin që nuk qëndroi për darkë në Shqipëri, por do të udhëtojë drejt Gjermanisë.

“Kjo vizitë e një rëndësi të veçantë për raportet tona. Këtë herë, ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë, pasi jemi të vetëdijshëm për kohën e trazuar, jo vetëm në kufijtë e Evropës, por edhe në zona të tjera me rëndësi strategjike.

Fakti që ju gjetët kohë dhe e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësia, këtij partneriteti dhe këtij rajoni.

Nuk mund të mos ndaj keqardhjen që mes një darke në Tiranë dhe asaj në Mynih, ju zgjodhët ushqimin jo aq të shijshëm gjerman, por ne tonën e bëmë, ushqimin e kemi gati.”, -tha Rama.