AKTUALITET, 1 Qershor 2022, 20:37

Bie nga kati i tretë i hotelit turisti në Dhërmi, dyshohet se ishte i dehur

Bie nga kati i tretë i hotelit turisti në Dhërmi, dyshohet se

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Dhërmi, ku një turist ka rënë nga kati i tretë i një hoteli.

Sipas policisë, turisti me iniciale Z.C. nga Anglia, 21 vjeç, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Himarës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qënë në gjëndje të dehur.

Shtetasi Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.