AKTUALITET, 1 Qershor 2022, 18:42

“Kujdes”/ Policia Rrugore sjell në vëmendje rregullin për parakalimet: Gjoba deri në 3000 lekë për shoferët që…

“Kujdes”/ Policia Rrugore sjell në vëmendje rregullin

Policia Rrugore ka sjellë në vëmendje një prej rregullave të qarkullimit rrugor për parakalimet në autostradë.

“Kujdes”/ Policia Rrugore sjell në vëmendje rregullin

Me anë të një njoftimi për mediat, ajo i bën apel shoferëve që pas manovrës së parakalimit nga ana e majtë, duhet të rikthehen sërish në korsinë e djathtë.

Qëndrimi në anën e majtë të rrugës dënohet me gjobë nga 1000 deri në 3000 lekë të rinj. Në 24 orët e fundit, policia rrugore ka gjobitur 148 shoferë për këtë shkelje.

Njoftimi i policisë:

Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!

Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.

#Drejto mjetin me kujdes respekto rregullat e qarkullimit rrugor!