TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 22-vjeçar i cili ishte kthyer në makthin e qytetarëve të Durrësit është identifikuar dhe arrestuar për vjedhje.
Në pranga ra shtetasi G.B, banues në Durrës.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, ka vjedhur në dy automjete dhe në një tabakino, një shumë prej 3 mijë eurosh dhe sende me vlerë rreth 2 mijë euro.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 22-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja më shumë se një herë”.