AKTUALITET, 27 Nëntor 2025, 10:30

Aksion i përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, lëshohen 21 urdhër arreste

Aksion i përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK,

Një aksion i përbashkët është zhvilluar nga Prokuroria e Breshias në Itali dhe SPAK-ut në Shqipëri.

Burimet bëjnë me dije se janë lëshuar 21 urdhër arreste. Ende nuk ka detaje ne lidhje me këtë operacion. Në orët në vijim priten informacione me të hollësishme.

Por mësohet se ky operacion është vijim i atij të zhvilluar dy ditë më parë në Itali, ku u godit grupi i Ndragehetës dhe shqiptarët e lidhur me ta, të cilët në 2 vite u zbulua se kishin trafikuar 3.5 ton kokainë me vlerë 27 mln euro.

Mes 28 masave të sigurisë që u lëshuan nga Prokuroria e Milanos, 6 prej tyre ishin shqiptarë. 

Ai aktualisht ndodhet në burg në Shqipëri si i përfshirë në grupin e Plaurent Dervishajt, Erion Alibejt dhe bosit të Cinco-s, Ermir Ndrejaj, të akuzuar për trafikun e 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro.