AKTUALITET, 22 Shkurt 2024, 13:35

Vrasja e Behar Sofisë, dëshmon bashkëshortja e Skënder Vathit: E vëzhguan për gjashtë muaj

Vrasja e Behar Sofisë, dëshmon bashkëshortja e Skënder

Në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë,  Jemin Shera kanë dëshmuar pjesëtarët e stafit ku pinte kafen biznesmeni që u ekzekutua në 25 shkurt të 2021.

Dëshmitarët kanë bërë me dije se i njihnin viktimën, pasi frekuentonte shpesh lokalin pranë banesës së tij.

Pronarja e lokalit Engjellushe Banaj ka theksuar se e ka në pronësi bar-kafen që prej 23 vitesh dhe Behar Sofian e njihte pasi e ka frekuentuar shpesh lokalin e saj.

Prokuroria lexoi në seancë edhe dëshminë e Ardjana Vathit bashkëshortes së Skënder Vathit, i dënuar me 30 vite burg për të njëjtën ngjarje.

Sipas deklarimeve paraprake ajo ka pranuar se ka shkuar disa here për të pirë kafen në lokalin mbrapa piramidës. Sipas SPAK ata e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj.