AKTUALITET, 16 Qershor 2025, 22:12

"Pse ka standard tjetër SPAK për Benet Becin?"/ Kritikat e opozitës, Lala: Është raportuar, PD u zgjua pas 7 muajsh...

"Pse ka standard tjetër SPAK për Benet Becin?"/ Kritikat e

Opozita ka bërë akuza ndaj SPAK për standard të dyfishtë në rastin e hetimeve për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci. 

Gazetarja Klodiana Lala, tha se rasti i Becit është raportuar, ndërkohë që vetë PD nuk i ka dhënë vëmendje. Ndërsa gazetari Andi Tela, mendon se ka standard të dyfishtë, jo vetëm për mos bërjen publike të veprimeve ndaj Becit por edhe për vetë hetimet ndaj tij, që duken të zbutura. 

Pjesë nga biseda: 

Klodiana Lala: E kam raportuar këtu në studion tuaj. PD zgjohet nga gjumi pas 7 muajsh.

Andi Tela: Prokurori kishte kërkuar zgjatje hetimesh dhe ky fakt nuk ishte bërë publik.

Klodiana Lala: Zgjatja e hetimeve nuk bëhet publike. Për Metën e bëri avokati i tij. Kjo që nuk është raportuar nuk qëndron.

Andi Tela: Pse nuk ka të njëjtin standard?

Klodiana Lala: Për zotin Veliaj ka dyshime për korrupsion dhe pastirm parash. Për Becin shkelje e barazisë në tendera.

Andi Tela: Edhe lloji i veprës penale, duke ditur fabulën, nuk mund të kufizohet vetëm aty.

Klodiana Lala: Edhe për Plarent Ndrecën ky qëndrim është mbajtur. Për Metën, që ka të njëjtët akuza si Veliaj është në burg. Nga ana tjetër Plarent Ndreca për shkelje të barazisë në tendera, është në gjendje të lirë. A duhet të kishte rasti Beci më tepër vëmendje? Po. Por këtë debat ta bëjë PD me veten, sepse media e ka raportuar në mënyrë korrekte.

Andi Tela: Ne kishim para zgjedhjeve, një kryetar bashkie vijonte punën ndërkohë që çështja bën fjalë për shumë më tepër se shkelje e barazisë në tendera.