AKTUALITET, 16 Qershor 2025, 22:44

Konflikti Izrael-Iran, Olsi Jazexhi: Netanyahu e ka patur ëndërr bombardimin e Iranit që në 1995!

Konflikti Izrael-Iran, Olsi Jazexhi: Netanyahu e ka patur ëndërr

Pedagogu dhe analisti, Olsi Jazexhi, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për konfliktin Izrael-Iran dhe zhvillimet e fundit me përshkallëzimin e sulmeve dypalëshe. 

"Bombardimi që nisi ndaj Iranit, është një ëndërr e kryeministër Netanyahu që në 1995. Ai shkruan një libër në atë kohë, “Lufta kundër terrorizmit”. Në atë libër thotë, në mënyrë që Izraeli të mbijetojë dhe prevalojë mbi vendet islamike, që mbështesnin pavarësinë e Palestinës, Izraeli bashkë me SHBA duhet të shkatërronte të gjithë shtetet arabe që mbështesin pavarësinë e Palestinës. Netanyahu ka nxitur SHBA të shkatërronte Bashkimin Sovjetik, duke e quajtur atë dhe vendet e bllokut lindor, si vende terroriste që duhet të zhdukeshin, në mënyrë që Izraeli të prevalonte mbi arabët", deklaroi Jazexhi. 

 Jazexhi foli për kërkesat e SHBA për shkatërrimin e progamit nuklear të Iranit. 

"Trump pasi erdhi në pushtet sërish, duke qenë se i detyrohet lobit Zionist, sapo erdhi në pushtet nisi në prill raundin e dytë të bisedimeve me Iranin dhe kërkoi shkatërrimin e programit nuklear. Irani ofroi hapjen e centraleve atomike për energjine për inspektim, por të gjithë përpjekjet u refuzuan nga Netanyahu që kërkoi hapur, nuk pranojnë asgjë tjetër përveç skenarit Libian, që nënkupton atë që bëri Gadafi, që u dorëzoi amerikanëve të gjithë programin nuklear dhe shktarroi raketat.

Netanyahu hyn këtu sepse qëllimi i tij, është ai që Condoleezza Rice, njoftoi atë që quhet “The New Middle East”, që është ndarja dhe shkatërrimi i shteteve kombëtare", tha ndër të tjera Jazexhi.