AKTUALITET, 3 Prill 2025, 21:36

“Dera nuk është hapur nga jashtë”, Andi Tela hedh dyshime për ndërhyrjen në SPAK

“Dera nuk është hapur nga jashtë”, Andi Tela hedh

Gazetari Andi Tela tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV,  se ajo që SPAK e quajti sulm kibernetik ka shumë gjasa të ketë ardhur për shkak të një bashkëpunimi nga brenda institucionit dhe se SPAK duhet të hetojë përtej dy individëve të përfshirë në këtë ngjarje. 

“Dera nuk është hapur nga jashtë. SPAK të na sqarojë nëse ka qenë rrjedhje informacioni apo vjedhje informacioni. Pra a ka pasur bashkëpunim të brendshëm. Nëse flitet për një grup të strukturuar kriminal, atëherë ka qëllime dhe nuk janë vetëm dy persona. SPAK të hetojë kush e hapi derën. Mund të ndodhë që pas një jave të bëhen publike informacione që del se janë hakeruar në atë rast.

SPAK duhet të sigurojë publikun, se ka patur investime të mëdha për këtë institucion, edhe nga amerikanët. Pra ka një bashkëpunim nga brenda”- tha Tela.