TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK bëri sot një reagim publik për ndërhyrjen dhe marrjen e materialeve në kompjuterat e tre prokurorëve të posaçëm, ngjarje që thotë se ka ndodhur në 12 mars 2025.
Gazetari Xhevahir Zhabina, duke komentuar deklaratën e SPAK, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se nga ana e Prokurorisë së Posaçme si rallëherë ne nuk kemi akuzë për dy personat e arrestuar dhe ngre pikëpyetje nëse SPAK ka qenë i sinqertë në reagimin e sotëm.
“Dikush nga institucioni u ka dhënë pasuordin për t’u futur, por kjo më duket e vështirë.
SPAK-u thotë se në datën 12 mars ka patur ndërhyrje, jo se ka ndodhur më përpara. Problematike shoh në këtë histori që janë marrë këto dosje këto gjëra që Prokuroria e Posaçme nuk na i sqaron dhe mbeten gjëra të pasqaruara.
Nga ana e Prokurorisë së Posaçme si rallëherë ne nuk kemi akuzë për këta persona dhe ngre pikëpyetje nëse SPAK ka qenë i sinqertë në reagim. Duhet të ishte më i sinqertë sepse është institucioni më i rëndësishëm dhe ky është një gur prove”- tha Zhabina.