AKTUALITET, 28 Gusht 2025, 11:22

VIDEO/ Rama: Operator kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve, kapitulli më sfidues në rrugën drejt BE

VIDEO/ Rama: Operator kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve, kapitulli

Qeveria ka gati një projektligj për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kryeministri Edi Rama tha se ky është kapitulli më sfidues në rrugën drejt BE.

Parashikohet që të ngrihet një Operator kombëtar për trajtimin e Mbetjeve.

“Duke nisur nga Bashkia e Lezhës që vazhdon të prijë me forcën e shembullit në pastërti, duke vazhduar me Shkodrën, Durrësin, Himarën dhe më tutje, gjërat kanë shkuar më mirë se sa vitin e shkuar. ka një përmirësim inkurajues.

Problem mbetet mungesa e uniformitetit, sepse ka përgjatë vijës bregdetare disa zona problematike dhe ne ndërkohë duhet të vazhdojmë me ritëm sa i përket reformave dhe masave ligjore edhe në funksion të ambicies dhe të objektivit prioritar, kombëtar, për anëtarësimin në BE në fund të kësaj dekade", deklaroi Rama.

Rama: E them me keqardhje që ndërkohë që kemi vënë re një përmirësim të mëtejshëm te proceseve të pastrimit, nuk vëmë re as ndonjë vetëdijesimi të qytetarëve dhe nuk vëmë re përmirësime as në trajtimin e mbetjeve.

Duke parë edhe vendet e tjera, ne do të çojmë përpara një paketë të re reformash dhe masash. Së pari është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku kemi parashikuar krijimin e operatorit kombëtar të trajtimit të mbetjeve. Një ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, do të jetë në dispozicion të pushtetit vendor, duke përqndruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve.

Pra e grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve. Që nuk do jetë më i administruar nga bashkitë, por do të jetë një proces i administruar nga ky operator kombëtar, në bashkëpunim me hallkat e tjera të qeverisjes, ku bashkitë do të jenë klientë, si për shërbime të tjera.