TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjibraltari e quan historike ndeshjen me Shqipërinë, më 4 shtator në vendin e tij. Kjo pasi për herë të parë, në më shumë se 30 vite, tifozët e Gjibraltarit do të kenë mundësinë ta ndjekin ndeshjen edhe nga mbrapa porte.
Dhe Federata ka kushtuar një shkrim për këtë fakt. Kështu “Europa Point Stadium” është gati të presë të dyja skuadrat me një atmosferë ndryshe.
Shqipëria dhe Gjibraltari po ashtu nuk janë përballur më parë bashkë.
Gjibraltari e publikoi dje listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e shtatorit. Në anën tjetër të përzgjedhurit e Silvinjos do të mësohen të premten.