AKTUALITET, 31 Mars 2025, 09:22

VIDEO/ Rama ndan pamjet nga takimi me emigrantët në Athinë: Emocioni i një të diele kuqezi!

VIDEO/ Rama ndan pamjet nga takimi me emigrantët në Athinë:

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga takimi me emigrantët në Athinë, që mbajti pasditen e së dielës.

"Mirëmëngjes dhe me emocionin e një të diele kuqezi në Athinë, ju uroj një javë sa më të mbarë", shkruan Rama krahas videos ku përshëndetet dhe mirëpritet me flamuj shqiptarë nga emigrantët.

Kreu i qeverisë iu kërkoi votën emigrantëve për të marrë pasaportën evropiane. Ai tha se pasaporta shqiptare e BE do t'i japë fund pritjes së tyre për dokumente greke, duke u trajtuas si të barabartë mes të barabartëve në të gjithë kontinentin evropian.