AKTUALITET, 30 Mars 2025, 20:12

"Një prind demokrat s'mund të votojë kënetën", PD i kërkon SPAK-ut të hetojë deklaratën e ministres Manastirliu

"Një prind demokrat s'mund të votojë
Këlliçi dhe Manastirliu

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje meatë që e quan shkelje të rëndë të Kodit Zgjedhor, pasi ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, i ka bërë thirrje publike prindërve të nxënësve të votojnë masivisht dhe me sytë mbyllur PS-në.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka publikuar thirrjen e Manastirliut, ku njëkohësisht i ka bërë thirrje SPAK që të zgjohet dhe të veprojë duke ndërmarrë veprime konkrete.

"Partia Demokratike i bën thirrje drejtësisë të reagojë pasi rasti i abuzimit me detyrën është flagrant. TASK FORCA e SPAK të zgjohet dhe të ndërmarrë veprime konkrete menjëherë. Partia Demokratike i siguron qytetarët se me votën e tyre me 11 Maj këto skandale e turpe institucionale do të marrin fund një herë e mirë!’, shkruan Këlliçi.  

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu u bën thirrje prindërve që të votojnë symbyllur PS-në!

Ky është një tjetër rast skandaloz i konfliktit të hapur dhe të qartë të interesit.

Në një kohë kur administrata publike duhet të jetë apolitike, organizata kriminale e Edi Ramës jo vetëm që i shndërron ata në patronazhistë, por vetë Ministrja e Arsimit merr guximin të orientojë prindërit e nxënësve se ku duhet ta hedhin votën. Madje ta bëjnë edhe me sytë mbyllur!!!!!

Partia Demokratike i bën thirrje drejtësisë të reagojë pasi rasti i abuzimit me detyrën është flagrant. TASK FORCA e SPAK të zgjohet dhe të ndërmarrë veprime konkrete menjëherë.

Partia Demokratike i siguron qytetarët se me votën e tyre me 11 Maj këto skandale e turpe institucionale do të marrin fund një herë e mirë!

Me programin e Partisë Demokratike, buxheti i arsimit dyfishohet, arsimi transformohet në drejtim të teknologjisë digjitale dhe brezi i ri edukohet me një model të ri, larg mësimit fiktiv dhe vrasjes së mendimit kritik.

Një Shqipëri më e mirë për të gjithë është e mundur"- tha Këlliçi.