AKTUALITET, 12 Dhjetor 2025, 13:48

VIDEO/ Rama, batuta me të rinjtë: Hajde të këndojmë bashkë, nuk kemi rrugë tjetër. Po këtë vajzën këtu?! Nuk e dija që ishte ëmbëlsira

VIDEO/ Rama, batuta me të rinjtë: Hajde të këndojmë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë e punësuar nga programet e nxitjes së punësimit.

I riu që drejtonte panelin në një moment ftoi edhe ministren Delina Ibrahimaj, ndërsa Rama mes batutave tha “na ftove për duet na i dhe fjalën të dyve njëkohësisht, kështu që hajde të këndojmë bashkë se nuk kemi rrugë tjetër”.

Më pas kryeministri pyeti për një vajzë që ishte e pranishme në panel.

Rama: Po kjo vajza që nuk e ka marrë fjalën për ca është këtu, pse nuk i jep fjalën.

Drejtuesi i panelit: Ana është një nga përfitueset

Rama: Pse nuk i jep fjalën

Drejtuesi i panelit: E kishim lënë për një prezantim në fund

Rama: Më fal nuk e dija që është ëmbëlsira, e keni lënë në fund, do durojmë.