TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se dënon me forcë presionin që sipas tij po i bëhet Gjykatës Kushtetuese në rastin “Balluku”.
Sipas tij Gjykata Kushtetuese është tashmë në ditën më të vështirë për shkak të kërcënimeve dhe presioneve me të cilat po përballet, ndërsa ka zbuluar se anëtarë të personelit të GJK janë kërcënuar me video për të dhënë dorëheqjen.
“Dënoj ndërhyrjen e Ramës në Gjykatën Kushtetuese, për të mbrojtur veten tij. Më duhet të rikujtoj shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se në janar 2011, pas një videoje të manipuluar nga rama dhe akuzonin Metën për 700 mijë euro, Meta pa ardhur kërkesa nga prokuroria për imunitetin, dha dorëheqjen dhe hoqi dorë nga imuniteti.
Në atë kohë prokurore ishte Ina Rama. Heqjen dorë nga imunteti e ka bërë edhe Basha edhe Mediu. Por Balluku as jep dorëheqjen as nuk shkarkohet siç shkarkova unë Ilir Rusmailin. Tjetër gjë që në një akt njerëzie u paraqit si një akt dorëheqjeje. Nuk ishte e tillë. Ky është standardi,
Jo kryeministër që bën avokatinë e ministres së tij. Gjykata Kushtetuese është në ditët më të vështira për shkak të presioneve dhe kërcënimeve. Deklaroj këtu se sipas disa të dhënave personeli i Gjykatës u përdor për kompromentim edhe video të ndaluara për përdorim. Për t’ju imponuar dorëheqja. Nuk di a i vë SKAP-i apo ndonjë manjak kamerat për të filmuar. ”, tha ai.
Sipas Berishës, arsyeja e largimit të Rusmailit ishte një kërcënim që i vëllai i kishte bërë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke përmendur vëllain e tij ministër.
“Siç shkarkova unë Ilir Rusmailin. Po, absolutisht iu them ju, me dokumente. Me një akt njerëzie u njoftua si dorëheqje por nuk ishte. I vëllai i tij të cilin e njihja, ishte kryetar i Dhomës së Eksporteve. Kishte bërë presion ndaj drejtorit të përgjithshëm të burgjeve dhe e kishte kërcënuar. Ai e kishte regjistruar.
Drejtori ishte një njeri i ndershëm dhe e kishte regjistruar. Vëllai përmende ministrin. Dhe Ministri në vend që të dënonte vëllain e tij që e kishte përmendur emrin, shkarkon drejtorin se e kishte regjistruar. Unë shkarkova ministrin. Sa u ktheva nga jashtë i thashë dorëheqjen”, tha Berisha.