TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar kërcënimin me jetë të gazetarit Osman Stafa.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se kërcënimet janë bërë nga mafia qeveritare dhe kjo sipas kreut të PD vjen vetëm një muaj pasi u kërcënua po nga mafia, gazetari italian Ranuci.
“PD dënon kërcënimin me jetë nga mafiozë qeveritarë të gazetarit Osman Stafa. Kërcënimi i gazetarit Osman Stafa vjen vetëm një muaj pasi mafia më e rrezikshme e Evropës, mafia e Edi Ramës, i vendosi minën gazetarit Italian Ranuci për emisionin e tij kundër mafies shqiptare.
Osman Stafa me investigimet e tij ka provuar para shqiptarëve dhe mbarë Evropës se regjimi i Ramës në spitalin Onkologjik ka kryer krime kundër njerëzimit. Të sëmurët janë privuar nga ilaçet jetike në betejën e tyre”, tha Berisha.
Berisha: Kërcënimi vjen vetëm një muaj pasi mafia më e rrezikshme i vendosi minën gazetarit të mirënjohur italian kundër mafias shqiptare.
Osman Stafa me investigimet e tij ka provuar para shqiptarëve dhe mbarë Europës se regjimi i Ramës ka kryer krime kundër njerëzimit tek Onkologjiku,, se të sëmurët janë privuar nga ilaçet jetike në betejën e tyre me sëmundjen. Të sëmurët janë privuar nga aparaturat e domosdoshme të mjekimit dhe diagnozës.
Këto qendrime që tejkalojnë çdo imagjinatë kanë kushtuar me qindare vite jetë të këtyre të sëmurëve të marrë së bashku.
Rama është kryeministri i parë që pohon publikisht se ilaçet nuk i siguruam sepse të sëmurët me këtë sëmundje janë të shumtë në numër.
Në shumë raste vërtetoi se ishin vjedhjet e abuzimet mafioze të atyre që plaçkitën, bënë tenderat dhe nuk sollën një ilaç të vetën. Ministra dhe drejtor spitali.
Kanë ndodhur krime të rënda në 32 vite, por garantoj shqiptarët se krimi më i shëmtuar ka ndodhur në atë spital!