TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Instituti i Gjeoshkencave parashikon se temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 12 °C
në vendet e ulëta: 1 / 10 °C
në vendet malore: -3 / 4 °C.