TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Konflikt mes disa vajzave në afërsi të një lokali në bulevardin “Republika”. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit.
E dëmtuar ka mbetur shtetasja P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale intime në faqe Instagrami.
Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë, teksa e dëmtuara u dërgua në spitalin e Korçës për mjekim. Vajzat e tjera u shoqëruan në komisariat për veprime të mëtejshme. Nuk dihen ende rrethanat por dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e Instagramit që e dëmtuara P.M administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe që denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje.
Burime nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do t’i merren deklarimet lidhur me ngjarjen.