AKTUALITET, 29 Dhjetor 2025, 22:42

Zgjedhjet në Kosovë/ Politologu Gashi tregon faktorët që ndikuan në triumfin e Kurtit

Zgjedhjet në Kosovë/ Politologu Gashi tregon faktorët që

Politologu Shkëlzen Gashi, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka renditur disa nga faktorët që çuan në fitoren e zgjedhejve nga Vetëvendosja në Kosovë. 

"Rezultati është i ngjashëm me atë të shkurtit 2021. Është pak më i mirë se shkurti i këtij viti, është për një mori faktorësh. E para, zgjedhjet u mbajtën në 28 dhjetor kur diaspora ka ardhur masivisht për pushimet. Në Kosovë vijnë shumë mërgimtarë prej shteteve të BE dhe SHBA, mendoj se është faktori i parë. Ka edhe faktorë të brendshëm. Një prej tyre, kryeministri Kurti, ka arritur të bëjë të gjithë partitë opozitare bashkë, me u duk si një bllok opozitar. Të gjithë kanë qenë kundër Kurtit dhe ai ka krijuar narracionin që janë të gjithë kundër Vetëvendosjes. Ka nxjerrë si fajtorë për bllokadën që kanë bërë.

Faktor tjetër ka qenë edhe heqja e sanksioneve prej BE. Përfshirja e Kosovës në planin e mbrojtjes së SHBA. Katër njohje të reja të Kosovës.

Mandej ka patur edhe faktorë të tjerë, zgjedhjet lokale të tetorit, balotazhet në disa komuna, ku Vetëvendosja ka dalë më mirë se në zgjedhjet lokale të para katër vitesh.

Faktor tjetër ka qenë që kryeministri Kurti, Vetëvendosja, ka bindur qytetarët që dështimi i marrëveshjeve ndërkomëbtare ka qenë për faj të opozitës.

Ka qenë edhe rritja e pagës mininale, paga e 13, rritja e pensioneve. Fushata ka qenë më e mirë se e shkurtit.

Faktor tjetër i rëndësishëm, gabim i opozitarëve është se nuk kanë përfshirë NISMA, që garoi e vetme. Mandej është me rëndësi të thuhet, se janë futur disa individë apo subjekte në listën e Vetëvendosje.

Opozita ka qenë e dobët, është fokusuar në pika që nuk qëndrojnë.

Një tjetër faktor, mediat, pseudo gazetarë dhe analistë, që për çdo natë janë mbledhur dhe kanë sharë, kanë fyer, kanë shpifur dhe kjo ka ndikuar në rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ndër të tjera Gashi.