AKTUALITET, 8 Janar 2026, 12:22

Përmbytjet nga reshjet e shiut, pas Novoselës, Ministria e Mbrojtjes njofton evakuim të menjëhershëm në Ferras të Fierit

Përmbytjet nga reshjet e shiut, pas Novoselës, Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes, Pas Novoseles ne Vlore, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Ferras në Bashkinë Fier, për shkak të përmbytjeve.

Sipas ministrisë, evakuimi do të realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut dhe strukturat vendore të emergjencave civile.

Transporti do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, si dhe Forcat e Armatosura.

Sipas njoftimit, prioritet gjatë evakuimit jenë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara.

Strehimi dhe asistenca për qytetarët e evakuuar do të menaxhohet nga Bashkia në bashkëpunim me Policinë, strukturat shëndetësore dhe shërbimet sociale. Po ashtu, do të sigurohet regjistrimi, ushqimi, veshmbathja, ndihma mjekësore dhe informacioni i rregullt mbi situatën.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM

Në zbatim të:

• Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”

• Planit Kombëtar të Emergjencave Civile

• Planeve Vendore të Emergjencave Civile,

si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:

Bashkisë *FIER*

Njësisë Administrative *FERRAS*

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:

• Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)

• Prefektin e Qarkut përkatës

• Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.

Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:

• Fëmijët

• Të moshuarit

• Personat me aftësi të kufizuara

• Familjet në zona të izoluara

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:

• Mjetet e Bashkisë

• Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)

• Forcat e Armatosura

MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE

Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:

• Policinë e Shtetit

• Njësitë e kujdesit shëndetësor

• Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:

• Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm

• Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore

• Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.