AKTUALITET, 31 Korrik 2022, 16:25

VIDEO/ "Ç’më duhet mua se çfarë kam thënë...", Berisha publikon videon e Ramës për festimet për negociatat

VIDEO/ "Ç’më duhet mua se çfarë kam

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar në Facebook një video nga Parlamenti, ku në fjalën e tij kryeministri Edi Rama shprehet se në rast të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE nga mazhoranca e tij s’do të ketë festime dhe fishekzjarrë.

 “Kësaj i thonë ç’me duhet mua se çfare kam thene unë”, shkruan Berisha krahas videos.

“Kur të marrim statusin ne nuk do të festojmë, as do hedhim fishekzjarre si paria e vitit ’36 siç ka ndodhur deri dje, se në fakt asaj parie ia keni pasur gjithmonë zilinë dhe asaj parie jeni munduar t’i ngjani”, shprehej Rama, ndërsa në sheshin kryesor të Tiranës ndodhi e kundërta.

Në datën 28 korrik, në sheshin “Skënderbej”, u zhvillua një koncert i organizuar nga Partia Socialiste me rastin e hapjes së negociatave me BE, por edhe në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Gjatë koncertit u përcollën mesazhe urimi nga liderë botërorë, ndërsa në përmbyllje të tij nuk munguan as fishekzjarret. Të pranishëm në koncert ishin edhe kryeministri me disa prej ministrave të kabinetit të tij.