AKTUALITET, 31 Korrik 2022, 14:41

Makina përplaset me një kamionçinë, plagosen katër persona

Makina përplaset me një kamionçinë, plagosen katër

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Blinisht.

Në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një kamionçinë, ndërkohë bëhet e ditur se një nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë.

Personat janë dërguar në Spitalin e Lezhës, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.