TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD, Sali Berisha po zhvillon një takim me aleatët për të gjetur ujdinë e përbashkët për reformën zgjedhore dhe territoriale.
"Ky takim ka qëllim kryesor të gjejmë një ujdi së bashku si një front i gjerë për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. Në fakt, reforma themelore të një sistemi, duhet pranuar.
Sot, Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës. Është zyrtarisht, pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR, autokraci elektorale apo diktaturë autoritare. Do të thotë regjim që e pranon pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Ky është i gjithë thelbi i saj. Nuk është totalitare sepse e pranon pluralizmin", tha Berisha.
Por, asnjë prej aleatëve kryesorë nuk i është bashkuar takimit. Fatmir Mediu ndodhet jashtë Shqipërie dhe ka dërguar në takim këshilltarin bashkiak, ndërsa Tedi Blushi ka dërguar deputeten Burnilda Hoxha, ndërsa mungon edhe Agron Duka.
Takimit i janë bashkuar edhe deputetët anëtarë të dy komisioneve.