AKTUALITET, 5 Dhjetor 2025, 11:28

Të përfituara nga veprimtari kriminale/ Apeli i GJKKO i konfiskoi, ekzekutohet vendimi për 3 pasuri me sipërfaqe mbi 43 mijë m2 tokë në Ishull-Shëngjin

Të përfituara nga veprimtari kriminale/ Apeli i GJKKO i konfiskoi,

Apeli i GJKKO-së vendosi me formë të prerë konfiskimin, Policia e Lezhës ekzekuton vendimin.

Konfiskohen 3 pasuri të llojit “arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m², të ndodhura në fshatin Ishull Shëngjin. Ekzekutimi i këtij vendimi raportohet se është kryer në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

“Në zbatim të vendimit të GJKKO-së, i lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, ekzekutuan vendimin për konfiskimin e tri pasurive të llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 43 383 m²”, bëri me dije policia vendore.

Pasuritë konfirmohet se janë të përfituara nga veprimtari kriminale dhe ndodhen në fshatin Ishull Shëngjin.