TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetin social Facebook një video nga punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian, në Armeni.
Në postimin e tij, Rama ka publikuar pamje nga takimet dhe momentet kryesore të samitit, duke theksuar praninë dhe angazhimin e Shqipërisë në këtë forum të rëndësishëm politik.
Ai nënvizon se në këtë takim të nivelit të lartë, Shqipëria është dëgjuar me vëmendje dhe respekt, si pjesë e diskutimeve mbi sfidat dhe të ardhmen e përbashkët europiane.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë videokartolinë nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku Shqipëria u dëgjua me vëmëndje e respekt, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
48 krerë shtetesh dhe qeverish ishin të ftuar të merrnin pjesë në këtë takim të tetë të Komunitetit Politik Evropian, mes të cilëve 27 vendet anëtare të BE-së, Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa për herë të parë, në këtë samit do të marrë pjesë dhe një shtet jo-evropian si Kanadaja.