AKTUALITET, 5 Maj 2026, 00:00

"Nëse Berisha fiton me votë, nuk dal më!”, Baton Haxhiu debaton me Ervin Salianjin për çimentimin e kreut të PD-së

"Nëse Berisha fiton me votë, nuk dal më!”, Baton

Analisti Baton Haxhiu debatoi me ish-deputetin Ervin Salianji në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për mbështetjen që i dhanë Berishës pas Rithemelimit, për të çimentuar pushtetin e vet në krye të PD-së, pas largimit të Lulzim Bashës. 

Pjesë nga debati

Haxhiu: këto janë pasojat e vitit 2021, ku parashikohej vdekja e një gjenerate dhe lindja e një lideri të ri ku njëri prej pretenduesve ke qenë edhe ti. Ka patur problem me kriteret kundër Ramës dhe zgjedhjet e vitit 2021 i keni quajtur vjedhje  dhe rrugës thatë se janë humbur. Nuk keni koherencë në narracion që e keni shkatërruar Lulzim Bashën që ka patur më shumë vota.

Salianji: Mos na bëj për të qeshur. Çfarë votash ka patur? Këtë që i kërkoj Sali Berishës. Po të kishte ikur në 2021 Lulzim Basha dhe të kishte ndjekur standardin demokratik që ka gjithë Evropa Perëndimore nuk do të ishim në këtë gjendje, as Sali Berisha.

Haxhiu: Ti ke thënë se zgjedhjet janë të vjedhura.

Salianji: Ta them prapë që janë të vjedhura dhe që të vidhen zgjedhjet jep dorëheqjen.

Haxhiu: Po nëse zgjedhjet janë të vjedhura, si mund të ikë dikush?

Salianji: Po se pse nuk i ruajte? Jep dorëheqjen?

Haxhiu: Po mandati yt çfarë ka qenë? Po ti pse nuk ke dhënë dorëheqje? 

Salianji: Po kam fituar pse të jap dorëheqje? Jam i vetmi drejtues politik që kam fituar në 2023. Kam dhënë dorëheqjen si sekretar i Grupit parlamentar kur Lulzim Basha ka lënë mandatet dhe kam thënë se nuk jam dakord me këtë kryesi.

Haxhiu: Jo, jo.

Salianji: Kam dhënë dorëheqjeh sërish në 2022, dhe thashë i takon Berishës së ka marrë më shumë vota dhe tërhiqem nga kjo punë.

Haxhiu: Në vitin 2022 ti je bërë me Sali Berishën dhe jo me Bashën.

Salianji: Se ka qenë shumica atje.

Haxhiu: Cila shumicë?

Salianji: Shumica e votuesve të PD-së ishin te Sali Berisha. Të njëjtën gjë po kërkoj edhe sot. Hajde matemi me votë dhe nëse Sali berisha na sjell në pushtet, zotëri nuk më shikon më mua të dal dhe ta kritikoj. Po kërkoj votën, atë që kam shkuar në 2022. E keni projektuar Berishën në 2022, ja ku e keni.