TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD, Igli Cara duke folur për aksidentin tragjik në zonën e ish-Kënetës në Durrës, fajësoi dhënien e lejeve të ndërtimit në ambientet e dedikuara për fëmijët.
Cara tha se nga babëzia, janë rrëmbyer dhe trotuaret.
"Ne zgjodhëm betonin në vend të jetës, ne zgjodhëm përfitimet në vend të fëmijëve, ne zgjodhëm të ecnim dhe të mbyllnim gojën përballë të fortit, përballë urdhrit të kryeministrit dhe interesit të privatëve. Pikërisht në ato vende ku duhet të luanin fëmijët sot ne shohim kullat, në disa vende na kanë marrë dhe trotuaret dhe nënat nxjerrin karrocat në rrugë. Babëzi e tmerrshme dhe askush nuk flet. Po kjo ngjarje mund të ndodhë përsëri. Mund të ashpërsojmë masat por dikush duhet të mbajë përgjegjësi, sepse në vendin e fushës është një pallat.
Ca lidhje ka politika, e majtë e djathtë, këtu flasim për fëmijët. Fëmijët duan të jetojnë. I teket një kryetar bashkie që pikërisht në vendin ku duhet të ishte fushë për fëmijët, ngrenë një pallat.", tha ai.