TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, ka folur për shpërthimin e tritolit në një nga bizneset e pronarit të MCN TV, Endri Meksi.
Bregu e konsideroi vendosjen e eksplozivit si një akt terrorist, ndërkohë që tha se Prokuroria fle mbi dosjen e kërcënimeve ndaj Meksit dhe nuk ka asnjë përgjigje lidhur me to.
"Duhet të themi që krimi i përket një grupi, i cili është pjesë e krimit të organizuar. Ka qenë shumë i sofistikuar. Lënda e sasisë plasëse mbi tarracën e dyqanit, është vendosur 6 orë para se të shpërthejë, ka qenë me kohë matës. Është vendosur në 22:00 të mbrëmjes së të shtunës, ka shpërthyer në 04:30 të mëngjesit.
Personi që e ka vendosur ka qenë i ndihmuar. E ka vendosur i maskuar, kamerat e kanë kapur, por është i maskuar. Nga mënyra si e shoh, nuk ka qenë për të dëmtuar banorët e pallatit, pavarësisht se ka bërë dëme në këtë objekt tregtar, edhe në xhamat e një subjekti tjetër. Ka qenë i përllogaritur të mos shkaktojë dëme të jashtëzakonshem dhe në njerëz.
Është dërgimi i një mesazhi. Krimi u organizuar dërgon 60-70 mesazhe çdo vit, kjo e marrë nga një statistikë e procedimeve penale.
Një prej tyre, kuptohet që erdhi në portën e MCN.
Nuk do të nxitesha të flisja se cilat janë motivet. Kuptoj se nuk është vendosur se është pronë e Meksit që shet internet, por e Endri Meksit që ka një televizion. Mendoj se policia këtë rradhë e ka marrë më seriozisht.
Po pse erdhëm deri këtu? Kërcënimin e parë dhe të dytë nuk e mori njeri seriozisht. Prokuroria fle mbi dosjen e parë.
Sot erdhëm te shpërthimi i tritolit. Nesër çfarë vjen? Ku kemi mbërritur? Lënda ekspolozive, ëhtë akt terrorist.
Çdo lëndë eksplozive që përdoret, është vënë edhe në pallat banimi, është krim i cili jep një sinjal më ndryshe. Ka një mënyrë të trajtimit të kësaj ngjarje pak më ndryshe, nisur edhe nga fakti që, i përket komisariatit numër 4, që ka zbulueshmërinë më të lartë të krimit. Edhe ata janë të bindur që ky është dërgim mesazhi, nuk ka dashur të krijojë një panik të madh te qytetarët, të rrezikojë jetën e qytetarëve që jetojnë aty.
Ajo që kam parë zotin Meksi, është bërë shumë aktiv kohët e fundit. Dy janë pikat e tij që ka sulmuar gjatë të gjithë kohës, përfshirë gazetarët këtu, një është AKSHI dhe MCN mbetet i vetmi televizion, që vijon të publikojë aferat galopante korruptive, dhe e dyta komisioni i prokurimeve publike, që jo vetëm zoti Meksi por me dhjetëra biznese ankohen për masakër që ndodh aty. Nëse në fillim të gjithë ishin në dyshim nëse kishte të bënte me çështje intime të zotit Meksi, apo probleme biznesi, sot absolutisht, jo vetëm unë, por edhe policia ka filluar të mendojë se është mesazh kërcënues për mbylljen e gojës. Çështje e tritolit kundër fjalës së lirë. Po të presim autoritetet.
Prokuroria aty e ka dosjen, është shkaktarja kryesore që shkuam deri këtu. Mund të pretendojë prokuroria që ka shumë dosje, por ka urdhër të prokurorit të përgjithshëm që kërcënimeve ndaj mediave u jepet përparësi. Të gjendet nëse kjo është personale e zotit Meksi, apo kjo ka lidhje me zotin Meksi si pronar i këtij televizioni", deklaroi Bregu.