AKTUALITET, 4 Maj 2026, 22:28

Vendimi i GJL për "paraburgimin", Baton Haxhiu: Prokurori duhet të japë sqarime pse dikush duhet të rrijë në burg

Vendimi i GJL për "paraburgimin", Baton Haxhiu: Prokurori duhet

Analisti Baton Haxhiu, duke folur për vendimin e Gjykatës së Lartë për të ndryshuar kriteret për masën e “arrestit me burg” u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se pas kësaj prokurori duhet të japë sqarime të plota pse duhet burgosur dikush.

“Ka një kohë që kam shkruar për republikën e paraburgimit. Statistikat kanë qenë tmerruese. Përtej saj, brenda paraburgimit është një lloj torture psikologjike që u bëhet njerëzve, që kanë ankthin e vazhdueshëm.

Ky vendim qëndron më shumë si një ndryshim filozofik, i arrestit me burg, që nuk mund të trajtohet më si një përgjigje standarde. Ky vendim kërkon diçka tjetër tani, sqarime në detaje pse ai duhet të rrijë në burg.

Prokurori tani duhet të japë sqarime vetë personalisht se pse duhet të qëndrojë njeri në burg. Edhe për një kohë do të ketë fuqi mes gjykatave, pasi ekziston një mungesë ekuilibri mes SPAK dhe gjykatës, që ka ende fikën se cfarë vendimi të marrë.

Nuk pres ndryshime të mëdha, kemi guxim të GJL për të ndryshuar standardet”- tha Haxhiu.