AKTUALITET, 28 Prill 2025, 09:42

VIDEO/ Fëmijët e Vlorës kontribuojnë për ‘Shtëpinë e Evropës’, Rama ndan pamjet: Më 16 Maj mblidhen udhëheqësit e kontinentit

VIDEO/ Fëmijët e Vlorës kontribuojnë për

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video përmbledhëse nga takimi me fëmijët në Vlorë.

Rama tregoi ilustrimet dhe pikturat e bëra nga fëmijët për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian

Tirana mikpret më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku liderët e kontinentit evropian do të mbërrijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në këtë samit, një ngjarje e rëndësishme veçanërisht për vendin tonë.

“Mirëmëngjes dhe me kontributet e fëmijëve në Vlorë për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë".

Samiti i Komunitetit Politik Evropian është një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane.