TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e radhës elektoral me gra dhe vajza në Vlorë. Rama e nisi fjalimin duke ironizuar ‘damkën e Berishës’ siç e quajti ai non-gratën e vendosur nga SHBA, për të cilën tha se do paguhen 6 milionë euro.
“Ku u gjetën ato para. Si për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para sesa shteti shqiptar jep për partitë politike. Është e çuditshme kur mendon se ne na u tha se sa të vinte Trump do ikte nongrata, tani u dashkan edhe 6 mln Euro me shpresën se do ikte non grata.
Edhe sikur të rrijë apo të ikë, kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese shqiptarë që duhet të marrin një vendim historik“-tha Rama.
Teksa u kërkoi votën vlonjatëve, Rama tha se 11 maji vendos fatin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Nuk është një zgjedhje mes dy kampeve politike, është një zgjedhjes me Shqipërinë në BE, Europë dhe interesit kombëtar të një populli të tërë dhe hallit privat të një 80 e kusur vjeçari që vazhdon të bëjë çorap Shqipërinë”-u shpreh Rama.
Rama u ndal te arritjet e Partisë Socialiste dhe zhvillimi ekonomik i vendit.
Ai theksoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë ka pësuar rritje të ndjeshme, ndërsa synimi është që të arrijë në 35 miliardë euro. “Të ardhurat për frymë kanë qenë 3000 euro në vit, ne i kemi çuar në 10 mijë dhe duam t’i çojmë në 15 mijë,” u shpreh Rama. Ai ironizoi kritikët që sipas tij jetojnë në “moçalet e televizorëve” dhe tha se ata që fajësojnë popullin janë “çyrykë”. “Sa më shpesh na qepen, ne i shqepim,” deklaroi Rama, duke theksuar se Shqipëria reale nuk është ajo që shfaqet në disa media.
"PPB e Shqipërisë është rritur ndjeshëm dhe duam ta çojmë 35 miliardë euro. Të ardhurat për frymë në vit kanë qenë 3000 euro, ne e kemi 10 mijë euro dhe duam ta çojmë në 15 mijë euro. Në moçale nuk flitet për Shqipërinë reale. Kush thotë se e ka fajin populli, është çyryk. Sa më shpesh ata në kolltuke në darkë na qepen, ne i shqepim. Shqipëria e fakteve nuk është në moçalet e TV"- tha Rama.