TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha, gjatë prezantimit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, u shpreh se kjo aleancë është më transparentja ndonjëherë.
Kryedemokrati theksoi se shumica e kandidatëve të koalicionit u paraqitën përballë shqiptarëve dhe u votuan, duke shtuar se “krahu tjetër u kyç në pallatet qeveritare”.
Ish-kryeministri deklaroi se koalicioni ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri të palëkundur, duke theksuar se përfaqëson të gjithë interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të kombit shqiptar.
Sali Berisha: Ky koalicion ka vullnetin për të bërë Shqipërinë madhështore, një vend ku qytetarët e lirë të saj të mos njohin më dhimbjet e pameritura të varfërisë ekstreme, ku qytetarët e saj të rendin pas ëndrrës së tyre për ta ndërtuar në Shqipëri.
Kurrë ndonjëherë nuk është paraqitur një koalicion i tillë, me këto potenciale të jashtëzakonshme, me këtë vendosmëri të palëkundur, me këtë ekspertizë të përsosur. Kurrë s’është paraqitur një aleancë me PD më transparente se kjo e sotmja.
Nqs krahu tjetër është ndry në pallatet qeveritare, shumica e kandidatëve të këtij koalicioni u paraqitën përballë shqiptarëve u votuan, morën iniciativën të ofronin kombit dhe vendit të tyre shërbimin, ose u propozuan nga degët e PD-së.
Pra ky nuk është koalicioni i të panjohurave por transparencës, i burrave dhe grave që vlerësojnë shqiptarët, përfaqëson të gjithë interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të këtij kombi.