AKTUALITET, 10 Mars 2025, 11:09

Investimi/ Projekti për hyrjen e qytetit, IKMT aksion për prishjen e objekteve në Shkodër, drejtori Nika: Janë shpronësuar 10 ndërtesa

Investimi/ Projekti për hyrjen e qytetit, IKMT aksion për prishjen e

Në Shkodër vijon aksioni i prishjeve të ndërtimeve për lirimin e hapësirave në kuadër të projektit të hyrjes së qytetit.

Drejtori i IKMT për rajonin e Shkodrës Emiljano Nika shprehet se pas daljes së shpronësimeve tashmë janë 10 objekte të cilat do të prishen përgjatë gjithë vijës së sheshit të ndërtimit të hyrjes së qytetit.

Ndërkohë drejtori Nika u shpreh se vijon aksioni edhe për lirimin e liqenit të Shkodrës.

“Kanë përfunduar të gjithë procedurat pe shpronësimit dhe sot ka nisur puna për prishjen e objekteve që bëhen pengesë për projektin. Janë 10 subjekte të shpronësuara dhe sot nis puna për prishjen e tyre.

Vijojnë aksionin pa ndërprerje për pastrimin e liqenit dhe lumin Buna, pra vijon puna me dy fronte”, ka deklaruar ai.