TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtyhet seanca për ish-zv/kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj.
Bëhet fjalë për dosjen ‘Buka’, për të cilën SPAK e ka marrë të pandehur ish-zyrtarin e lartë socialist, i cili po strehohet në Zvicër, ku ka kërkuar edhe azil politik.
Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e gjyqtarit Eron Çela, pasi mësohet se është me leje të zakonshme.
Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim te detyrës” gjatë procedurës së privatizimit të ndërmarrjes “Buka sha”, duke sjellë një dëm prej miliona euro në buxhetin e shtetit. Kjo çështje vjen për të dytën herë për seancë paraprake. Në dhjetor 2024 GJKKO vendosi ta kthejë në SPAK dosjen për plotësim të hetimeve.